Vrau 35-vjecarin qe i kishte borxh, arrestohet autori | ABC News Albania

Vrau 35-vjecarin qe i kishte borxh, arrestohet autori | ABC News Albania

Dy vite pasi vrau me armë zjarri Angjelin Shkambin në Shkodër është vënë në pranga autori. 29-vjeçari, Artan Koçeku, në momentin e ndalimit nga Forcat e Posaçme Shqiponjat, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar më pas në komisariatin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, u  gjetën një armë zjarri tip “pistoletë” dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri. Në automjet së bashku me të kërkuarin, ishte edhe një 24-vjeçar, i cili u arrestua ne flagrancë për përkrahje të autorit të krimit.

Artan Koçeku kishte marrë shtatë ditë leje nga burgu i Peqinit dhe një ditë pasi të kthehej ne qeli me 17 Dhjetor të 2017-s ekzekutoi 350vjeçarin Shkambi. Hetimet treguan që Koçeku i kishte marrë borxh 40 mijë euro viktimës./ABC News Albania 24/7