RENEA ne Elbasan, burimet: Arrestohen 8 punonjes te administrates | ABC News Albania

RENEA ne Elbasan, burimet: Arrestohen 8 punonjes te administrates | ABC News Albania

Forcat Speciale të RENEA-s iu rikthyen edhe njëherë kontrolleve blic në qytetin e Elbasanit, në kërkim të personave me rrezikshmëri të lartë kriminale. Aksoni ka nisur rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa burimet nga grupi hetimor pohojnë se janë arrestuar 8 punonjës të administratës, ndërsa janë shoqëruar 50 të tjerë.

Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende informacion zyrtar lidhur me rezultatet e operacionit.

Aksioni i RENEA u krye në dalje të qytetit te Elbasanit, konkretisht në Lagjet “Dyli Haxhire”, “5 maji” si dhe “Haxhias”.

Burime konfidenciale pohojnë se aksioni blic ka si qëllim prangosjen e elementëve me rekorde të theksuara kriminale si edhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kundër jetës.

/ABC News Albania 24/7