Greqi, digjet autobusi i linjes Athine-Tirane | ABC News Albania

Greqi, digjet autobusi i linjes Athine-Tirane | ABC News Albania

Një autobus i linjës Athinë-Tiranë u shkrumbua nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin grek. Mjeti ndodhej i parkuar para agjencisë, që e kishte në pronësi. Në vendngjarje shkuan 6 zjarrfikës që vepruan rreth një orë për të fikur zjarrin. Ai nisi në pjesën e mbrapme dhe u shtri në brendësi, duke e shkatërruar krejt autobusin.

Nga provat e para, policia dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Punonjës të kompanisë së transportit, me të cilët kontaktoi ABC Neës, thanë se nuk dinin që pronari të ketë pasur ndonjë konflikt.

/abcnews.al